LAJMI I FUNDIT:

Microsoft do të prodhojë edhe pajisje tjera

Microsoft do të prodhojë edhe pajisje tjera

Tableti i fundit i Microsoft, të cilin e njohim me emrin Surface, mund të mos jetë pajisja e fundit të cilën e prodhon kompania. Së paku, kështu mund të ndodh nëse i besojmë drejtorit të Microsoft, Steve Ballmer.

Duke folur në një konferencë në Santa Clara të Kalifornisë, Ballmer ka thënë se kompania të cilën ai e drejton pritet të prodhojë edhe më shumë pajisje teknologjike, gjatë pesë muajve të ardhshëm, të cilat mund të jenë edhe bashkë-prodhime me partnerët e Microsoft.

Tradicionalisht, Microsoft është një kompania softuerësh, mirëpo shumica janë befasuar me avancimet teknologjike të cilat gjenden në tabletin e saj Surface, pajisje të cilën e ka prodhuar vetë Microsoft.


Mirëpo, Acer njëri ndër partnerët e Microsoft e ka kritikuar kompaninë amerikane, duke thënë se Surface garon me modelet e ndryshme të tabletëve të prodhuar nga Acer. / Telegrafi /