LAJMI I FUNDIT:

Mickoski nuk e ka të qartë përse Qeveria kërkon anulimin e tenderave të SHA Elem

Mickoski nuk e ka të qartë përse Qeveria kërkon anulimin e tenderave të SHA Elem

Drejtori i SHA Elem, Hristijan Mickoski, nuk e ka të qartë se përse Qeveria ka kërkuar anulimin e tenderëve të kësaj ndërmarrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai sqaron se ky është rasti i parë që ndodhë, duke theksuar se do të veprojë ashtu siç e kërkon ligji dhe vendimet e Qeverisë.


Sipas tij, në procedurat e tenderimit nuk ka patur asnjë lëshim, duke shtuar se bëhet fjalë për furnizim publik, me vlerë prej 34 milionë euro. Arsyetimi i Mickoskit është se në këtë mënyrë ulet varshmëria e kompanisë nga kompanitë e jashtme./Telegrafi/