LAJMI I FUNDIT:

“Michu është si Van Persie”

“Michu është si Van Persie”

Michael Laudrup e ka lëvduar formën e sulmuesit spanjoll, Miguel Michu, të cilin e ka krahasuar me yllin e Manchester Unitedit, Robin van Persie.

“Unitedi ka një skuadër me shumë kualitet, futbollistë anësorë që janë të aftë dhe një vrasës brenda zonës, Van Persien. Duhet të jesh i përqendruar kundër tij, të mbrohesh mirë dhe të mos e lësh të afrohet shumë”.

“Michu dhe Van Persie janë të ngjashëm. Duken njësoj, janë të gjatë, godasin me të majtën, nuk janë të shpejtë, por ata e dinë kur të vrapojnë”.


“Është fantastike të flasësh për Michun si njërin nga top-golashënuesit në kampionat. Është normale për Unitedin që ta ketë një, por jo edhe për Swansean”, ka thënë trajneri danez. /Telegrafi/