LAJMI I FUNDIT:

Mi Max 2 vjen javën e ardhshme

Mi Max 2 vjen javën e ardhshme

Pasardhësi i Xiaomi Mi Max i vitit të kaluar do të zbulohet zyrtarisht javën e ardhshme. Një vështrim i shpejtë në faqen zyrtare të kompanisë kineze zbulon se Mi Max 2 do të lansohet më 25 maj.

Pajisja thuhet se do të mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 626, dhe vjen e pajisur me një ekran FullHD me 6.4 inç. RAM do të jetë 4GB, ndërsa memoria e brendshme do të jetë 128GB. Telefoni do të ketë një kamerë me 12 MP dhe një selfie kamerë prej 5 MP.


Spekulime të tjera që kanë qenë të përfolura përfshijnë mbështetjen për 4G LTE, një port për 3.5mm kufje, një USB Type-C port, një blaster IR, dhe trup të ndërtuar metali.