LAJMI I FUNDIT:

“Metamorfoza” e të bukurës së shpejti në ekranin televiziv, Suzana Mushkolaj sjell ndryshimin (Foto)

“Metamorfoza” e të bukurës së shpejti në ekranin televiziv, Suzana Mushkolaj sjell ndryshimin (Foto)
-->

Një frymë e re është duke ardhur në ekranet shqiptare…

Një emision me karakter feminist, orientim dhe aftësim profesional, ku çdo javë do të sjell ndryshimin e një personi përmes elementeve të pamjes, bukurisë dhe çdo detaj tjetër që e bën një femër të ndjehet e bukur, do të jetë kjo “Metamorfoza”, që Suzana Mushkolaj do të sjellë për shikuesit shqiptarë.

Qëllimi i emisionit “Metamorfoza” është transformimi i pamjes së një personi real përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve dhe ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike.

Producentja dhe udhëheqësja e emisionit, Suzana, do të zgjedhë një person të interesuar që dëshiron ta ndryshojë pamjen dhe pas konsultimeve/analizës do ta fillojë transformimin përmes vizitave dhe proceseve të make-up artistët, dentistët etj. Në fund të emisionit do të shohim një personazh tërësisht të ndryshuar në pamje, që do të habisë familjarët e saj edhe publikun. Dhe gjatë tëre procesit, Suzana do ta edukojë masën për praktikat më të mira të veshjeve, dukjes etj, përmes këshillave të ndryshme.

Gjithashtu, do të jetë edhe rubrika e riciklimit, ku një person publik (këngëtare, artiste, politikane) si mysafir do të sjellë një veshje të vjetër të pa përdorur, e cila do të riciklohet në një veshje të përdorshme ose me stil të ri.

Në një prononcim për Telegrafin, vet producentja dhe autorja e emisionit ka rrëfyer se ndjehet e emocionuar për fillimin e këtij emisioni, të cilin nëse rezulton i suksesshëm, tenton ta shtrijë edhe më gjerë….

“Ndjehem e emcionuar dhe gati për këtë emision! Duke e pasur parasysh që emisione të tilla janë shumë të shikuara në botë dhe të njohura për vëmendjen e publikut gjatë gjithë emisionit, ne synojmë që të kemi një përqindje të madhe të gjinisë femërore, si dhe një pjesë të gjinisë mashkullore. Në emision subjektet e transformimit në fillim do të jenë femra, dhe pastaj do të përfshijmë edhe meshkuj – që do të rrisë edhe më tepër audiencën. Pas suksesit në trojet shqiptare, ne planifikojmë më vonë rritje në Evropë në gjuhë tjera, duke e bërë emisionin ndërkombëtar”, ka thënë Suzana Mushkolaj.

Subjektet/personazhet e emisionit do të zgjidhen dhe xhirohen në Kosovë e Shqipëri, dhe një episod mund të jetë me dikë prej Kosovës – një episod me një në Shqipëri.

Suzana Mushkolaj, autorja e emisionit, është dizajnere, stiliste dhe drejtoreshë e Fakultetit të Modës. Suzana është shumë e njohur për publikun për arritjet e saj në fushën e kreacionit dhe fotografisë, por ka edhe një stil të veçantë dhe reprezentativ për këtë emision.

Ndërkohë “Entermedia” është një kompani që ka prodhuar video dhe muzikë që nga viti 2000. Dhe tani ka njohuri speciale në këtë fushë, me stafin e saj profesional, si dhe me teknologjinë më të avancuar deri tash. Ekipi profesional i këtij produksioni do të kujdesen për anën vizuele dhe transmetimin e tij.

“Metamorfoza” do ta ketë fillimin e saj më datë 2 shtator, dhe do të transmetohet më pas çdo të shtunë në RTV 21 nga ora 17:30, në 38 episode rresht, të transmetuara në Full HD – 4k. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, ky i fundit bën veprimin e papritur

Magazina
Sara reagon e revoltuar kundrejt babait të saj: Turp! U ndave nga mami, jo sepse e zure në tradhti, por për shkak të kushteve ekonomike

Sara reagon e revoltuar kundrejt babait të saj: Turp! U ndave nga mami, jo sepse e zure në tradhti, por për shkak të kushteve ekonomike

Magazina
Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

Romeo Veshaj thotë emrin e vajzës që e ka dashur më së shumti në jetë

Magazina
Puthje në buzë mes Erjola Doçit dhe Roza Latit në Big Brother

Puthje në buzë mes Erjola Doçit dhe Roza Latit në Big Brother

Magazina
Ia thyen një vezë në kokë Romeos, reagon Donald Veshaj: Bravo për durimin

Ia thyen një vezë në kokë Romeos, reagon Donald Veshaj: Bravo për durimin

Magazina
Kalo në kategori