0Shares

Barcelona ka intensifikuar negociatat me kampion e Lionel Messi për vazhdimin e kontratës së lojtarit.

AS shkruan se detajet e marrëveshjes së re mund të përfshijnë një kontratë që do të zgjatë deri vitin 2020, dhe që do t’ia shtojnë pagën, e cila aktualisht ka vlerën e 9 milionë eurove.

Nëse arrihet marrëveshja, kjo do të ishte përmirësimi i gjashtë i marrëveshjes së argjentinasit me skuadrën katalanase.

Messi së fundi theu rekordin e Gerd Muller, duke shënuar (deri tash) 86 gola gjatë një viti kalendarik, një më shumë se ish-sulmuesi gjerman. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)