LAJMI I FUNDIT:

‘Messi arab’ sërish ‘çmend’ me paraqitjen e tij, gol dhe asistim në fitore (Video)

‘Messi arab’ sërish ‘çmend’ me paraqitjen e tij, gol dhe asistim në fitore (Video)

Omar Abdulrahman, lojtar 25-vjeçar i Al-Ain dhe i famshëm për shkak të videove të driblimeve të tij, ka shkëlqyer sërish në Ligën e Kampionëve aziatike.

Futbollisti nga Arabia Saudite shënoi një gol fantastik dhe dha një asist për vëllain e tij në ndeshjen e fundit.


Goli i ‘Messit arab’ erdhi pas driblimit të dy kundërshtarëve dhe një goditjeje me të majtën, rrafsh me tokën.

Skuadra e tij fitoi me rezultat 3-0, shkruan Top-channel.

Gol që kujtoi atë të Messit vetëm para pak ditësh, kundër Realit të Madridit.