0Shares

Duhet patjetër të kini parasysh se si buzëkuqtë e ndryshëm punohen në mënyra shumë jocilësore.

Prandaj, në organizëm fusni helme të shumta si p.sh. plumb, alumin, krom, bakër, nikel, titan, naftë…

Por, buzëkuqin e parrezikshëm mund ta punoni në kuzhinën tuaj, transmeton Telegrafi.

Miliona femra në tërë botën çdo ditë përdorin buzëkuq. Ata janë sinonim i elegancës, joshjes, bartin shumë mesazhe.

Megjithatë falë Zoe Report nga Rachel Zoe, mund të shikoni se si vërtet bëhen buzëkuqtë.

Në të gjitha monstrat e studiuara ku më shumë e ku më pak u pikasën elementë të konsideruar “shqetësues për shëndetin”.

Shikoni, para së gjithash, videon hipnotizuese.

Studiuesja Katharine Hammond nga Berkeley University, nënvizon se rreziku për shëndetin është i lidhur me faktin se mesatarisht përcjellin në organizëm 24 miligramë buzëkuq në ditë, por ndodh që buzëkuqi të aplikohet disa herë gjatë ditës, duke e çuar këtë sasi në 87 miligramë.

Coco Chanel ka thënë: “Nëse je e mërzitur, vendos një buzëkuq dhe hidhu në sulm!” Por, a e dinte Coco Chanel në kohën e vet se pikërisht buzëkuqët që ajo i donte kaq shumë dhe të themi të vërtetën është arma më e fortë e bukurisë së një femre, mund të ishin thjesht “Helmi që puth”? /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)