LAJMI I FUNDIT:

Mësoni sa ishte rroga mesatare në Maqedoni në muajin shkurt

Mësoni sa ishte rroga mesatare në Maqedoni në muajin shkurt

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), rroga mesatare mujore neto për kokë punëtori në muajin shkurt të këtij viti ishte 22.347 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo paraqet një rritje prej 2.3% dhe vjen si rezultat i rritjes së rrogave në sektorin e transportit dhe deponimit (11.9%), Informacioneve dhe komunikimit (6%), si edhe xehetari dhe gurthyese (4.9%).


Ulje të rrogave ka në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (8.1%), tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (7.3%).

Rroga mesatare mujore bruto në shkurt ishte 32.869 denarë. Në këtë muaj, 1.3% e të punësuarve nuk kanë marrë rrogë./Telegrafi/