LAJMI I FUNDIT:

Mësojeni se sa ishte diferenca e CR7 me Messin dhe Griezmannin

Mësojeni se sa ishte diferenca e CR7 me Messin dhe Griezmannin

Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer çmimin e futbollisti më të mirë të vitit nga FIFA.

Pas fitimit të ‘Topit të Artë’ në fund të vitit që sapo lamë pas, sulmuesi portugez është stolisur edhe me çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2016.


Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto)

Ky çmim është ndarë nga FIFA, teksa CR7 ka mposhtur edhe në këtë garë dyshen nga La Liga, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, përcjell Telegrafi.

Në rezultatet e publikuara, sulmuesi i ‘Mbretërve’ ka marrë 34.56 për qind të votave, duke lënë pas Messin me 26.42 dhe Griezmannin me 7.53 për qind. /Telegrafi/

Fjalët e para të Ronaldos pas zgjedhjes si futbollisti më i mirë në botë nga FIFA
Lexo po ashtu Fjalët e para të Ronaldos pas zgjedhjes si futbollisti më i mirë në botë nga FIFA