LAJMI I FUNDIT:

Mësohen emrat e dy futbollistëve që këmbëngulën në shkarkimin e Claudio Ranierit

Mësohen emrat e dy futbollistëve që këmbëngulën në shkarkimin e Claudio Ranierit

Deri dje ishte hero i skuadrës së Leicester Cityt.

Por, mbërmë me një vend të papritur trajneri italian Claudio Ranieri është shkarkuar prej postit të trajnerit të kampionit aktual të Ligës Premier.


Sipas “The Sun”, arsyeja e këtij vendimi të zyrtarëve të klubit anglez ishte këmbëngulja e futbollistëve Jamie Vardy dhe Kasper Shmeichel, të cilët gjatë një seance stërvitore ishin fjalosur me italianin.

Këta dy të fundit janë duke lobuar te zyrtarët e klubit që në vend të italianit të sillet Nigel Pearsonin, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Leicester City zë pozitën e 17 në renditjen tabelore të ligës elitare angleze me vetëm pesë fitore në kampionat nga 25 ndeshje.

Mourinho reagon pas shkarkimit të Ranierit
Lexo po ashtu Mourinho reagon pas shkarkimit të Ranierit

Edhe Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit ka reaguar rreth shkarkimit të italianit duke thënë se çdo gjë është e mundshme në futbollin e sotëm dhe i ka dhënë kurajo italianit.

Vlen të theksohet se tashmë po qarkullojnë pesë emra të mundshëm të trajnerëve të cilët mund ta pasojnë në krye të shtabit teknik të Leicesterit, Ranierin. /Telegrafi/

Pas shkarkimit të Rainerit, pesë trajnerët e mundshëm të Leicesterit
Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Rainerit, pesë trajnerët e mundshëm të Leicesterit