Mendja e fëmijës ka një energji të paimagjinueshme, që bën të mundur “rrugëtimin” drejtë së ardhmes, nga një nivel i caktuar, në një nivel më të avancuar. Përdorimi i vjershave si praktikë gjuhësore, në moshën O-6 vjeç, shkatërron pikërisht mekanizmat, që e nxitin fëmijën të gjejë e artikulojë fjalën e tij.
Dr. Lira Gjika
Pediatre
Fëmija shikon dhe dëgjon të rriturin si e artikulon dhe kur e përdor një fjalë të caktuar dhe nëpërmjet mendimit, memories dhe kurajës së tij, ai ushtrohet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për të artikuluar me fjalë atë që ai vetë mendon. Dhe kjo nuk është, aspak, një punë e lehtë, sepse ka të bëjë me të ardhmen dhe të qenit i rritur.
E ardhmja është një zbulim dhe eksperiencë individuale. Ajo nuk duhet të jetë një eksperiencë e gatshme e dikujt tjetër, por një arritje hap pas hapi e vetë fëmijës.
Fjalët e të rriturit duhet të jenë si shkallë për të arritur fjalët dhe mendimet e veta fëmija, jo të recitojë fjalët e të rriturit.
Dhe vjersha është pikërisht një eksperiencë dhe konkretizim i gatshëm i dikujt tjetër dhe për më shumë i rritur. I rrituri i organizon dhe shpreh gjërat me mekanizma të kompletuar dhe kur përdoren përmendësh ato shtypin dhe nuk lejojnë zhvillimin e fjalës së vetë fëmijës.
Çasti i parë kur fëmija bie në kontakt me fjalën është pikërisht çasti kur takon nënën dhe ajo i thotë fjalët e para. Kur fëmija qan, grindet apo kur e vendos në gjumë, nëna në mënyrë të vetvetishme i këndon. Kujtoni ninullat që i këndojnë nënat fëmijës.
Në këtë dialog-monolog të nënës me fëmijën, nëna duke i kënduar fëmijës, qetëson veten edhe fëmijën, duke krijuar një situatë emocionale të qetë e të sigurt. Fëmija në paqe me nënën dhe veten thith qumështin dhe fjalët e saj. Dhe kjo formë që ekziston që në zanafillë të njerëzores është përpunuar e kthyer në një praktikë ideale për të mësuar fëmija fjalën dhe kuptimin e saj.
Të kënduarit e shoqëruar me lëvizjet trupore e ndihmon fëmijën të mësojë dhe përvetësojë fjalët, duke pasuruar dhe ndërtuar lidhjen fjalë-gjuhë. Duke kënduar e lodruar, fëmija kupton edhe çfarë thotë. Ndërsa kur thotë vetëm vjershën, shkalla e ankthit është shumë e lartë dhe pengon qetësinë që i duhet fëmijës ta kuptojë fjalën.
Vjersha ushqen të mësuarin përmendësh, pavarësisht nëse e kupton apo jo fjalën. Për këtë arsye është hequr në praktikat mësimore të moshës parashkollore. Jo më kot në vendet e zhvilluara praktikat e të mësuarit të të folurit dhe e të kuptuarit realizohet nëpërmjet këngëve dhe dialogut i rritur-të vegjël.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Si t’i bëni flokët kaçurrela të qëndrueshme
A është skuqja në lëkurën e fëmijës suaj një shenjë alarmi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert