LAJMI I FUNDIT:

Mësimet në një lidhje që tepër vonë i mësojmë

Mësimet në një lidhje që tepër vonë i mësojmë

Kur kemi të bëjmë me lidhjet, secili së paku njëherë ka gabuar, ndërsa që nuk mund të ktheheni në të kaluarën dhe ta ndryshoni qasjen, ajo që mund të bëni është të mësoni ndonjë mësim të mirë dhe gabimet e njëjta të mos i përsëritni më.

Jini të qartë
Pas takimit të parë të shkëlqyer jeni marrë veshë të shkoni për darkë, mirëpo vetëm një ditë para darkës mashkulli i cili ju pëlqen ju lajmëron se nuk do të mundet të vijë në darkë. Merrni frymë thellë, mos u shfaqni agresive dhe i thoni: "Do të më nevojitej një shpjegim. Nuk jam e sigurt nëse me të vërtetë jeni i zënë apo përmes kësaj mos-ardhje dëshironi të më tregoni diçka". Nëse kështu flisni me zë të qetë, do të arrini efikasitet, e po ashtu edhe ofroni sinqeritet ndaj njëri-tjetrit. Nëse më nuk dëshiron të jetë me juve kjo fjali e butë do ta shtyjë të jetë me juve i sinqertë. Por, nëse është i zënë, thjeshtë do të merreni vesh për një darkë të dytë.

Gjuha e tij e trupit
Në mënyrë për t’u bindur se atë që thotë me të vërtetë edhe e mendon, vëzhgoni shprehjet në fytyrën e tij dhe gjuhën e trupit. Prandaj, në situata të ndryshme leni anash fjalët dhe përcillni gjuhën e trupit – do të kuptoni më shumë se sa që shpresoni. Në momentin kur filloni të bisedoni rreth datës së martesës, shikojeni se si po reagon. Nëse djersitet më shumë, apo i lind një interesim i ri – ndoshta është koha për pauzë në lidhje, e jo një hap tutje.


Gjuha juaj e trupit
Njëjtë sikurse që vështroni gjuhën e tij të trupit po ashtu hidhni hi në sy edhe gjuhës tuaj të trupit. Ndoshta keni të njëjtën shije, të njëjtin hobi dhe interesa, por a do të thotë kjo se përgjithmonë do të jeni të lumtur dhe nëse është ai i "duhuri". Mendoni mirë dhe nëse është nevoja ndaloni pak në kohë.

Seksi jo i mirë
Natyrisht se seksi nganjëherë nuk do te jetë i mirë dhe është krejt absurde se gjithçka do të jetë e përsosur. Pa marrë parasysh se sa i mirë është partneri juaj, i hijshëm dhe zbavitës, seksi jo i mirë është diçka që vështirë tolerohet në lidhje. Provoni të përmirësoni jetën tuaj seksuale, sillni disa ndryshime, thoni atë që dëshironi.

Kush është fajtor?
Natyrisht se nuk mund të pajtoheni për gjithçka, por një është e sigurt, nuk është e mundur që partneri juaj të jetë fajtor për gjithçka. Në mbrëmje keni rregulluar banesën, keni shtruar darkën, e ai thjeshtë qëndron i shtrirë dhe shikon televizorin – natyrisht se ju jeni buzë çmendjes dhe ndoshta ai ka gabuar në këtë situatë, por ai nuk është 100% fajtor për një gjë të tillë. Në lidhje kurrë askush nuk mund ta ketë 100% gabim, apo të ketë të drejtë 100%.
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori