LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt që shikojnë filma pornografikë, janë më pak të kënaqur me lidhjet e tyre

Meshkujt që shikojnë filma pornografikë, janë më pak të kënaqur me lidhjet e tyre

Seksi në jetën reale, nuk është aspak i njëjtë me atë që e shihni në filmat pornografikë. Dhe, për shkak të këtyre filmave, shumica e meshkujve janë duke u ndjerë të pakënaqur në lidhjet e tyre

Kjo se meshkujt supozojnë që çdo çift bën seks 45 minuta dhe në shtatë pozicione të ndryshme. Por, kjo nuk është e vërteta.


Një studim nga Universiteti i Hawaii-t ka konkluduar se meshkujt të cilët shikojnë rregullisht porno-filma janë të pakënaqur me lidhjet e tyre, transmeton Telegrafi.

E pikërisht arsyet e lartcekura janë shkaktari i kësaj pakënaqësie, pra fakti se seksi real nuk i përshtatet aspak fantazisë së filmave pornografikë.

Megjithatë, hulumtuesit e këtij studimi ende nuk kanë mundur të japin shpjegim rreth asaj se a i bën meshkujt shikimi i porno-filmave më të palumtur në lidhje, apo meshkujt të cilët janë të palumtur në lidhje janë më të prirë të shikojnë filma pornografikë.

Sidoqoftë, gjëja tjetër interesante rreth këtij studimi, ka qenë se ky fenomen nuk ndodh edhe te gratë, por vetëm te meshkujt. /Telegrafi/