LAJMI I FUNDIT:

Mesdhe, frikë për mbi 200 emigrantë të mbytur nga Libia

Mesdhe, frikë për mbi 200 emigrantë të mbytur nga Libia

Një organizatë spanjolle lëshon alarmin se mbi 200 emigrantë mund të jenë mbytur gjatë rrugëtimit të tyre nga brigjet e Libisë drejt Europës.

“Proactiva Open Arms” ka thënë se ka mundur të rikuperojë trupat e 5 personave të pajetë pranë dy mjeteve lundruese të përmbysura, të cilat nga përmasat lënë të mendosh se mund të mbajnë mbi 100 persona secila.


Një prej drejtuesve të grupit, Laura Lanuza tha se 5 trupat e pajetë të nxjerrë nga ujërat e Mesdheut janë meshkuj të moshave të reja, të cilët duket se janë mbytur.

Një zëdhënës i Rojes Bregdetare italiane, që koordinon përpjekjet për shpëtim, konfirmoi 5 të vdekurit.

Por Lanuza shton se të paktën 240 emigrantë mund të kenë humbur jetën, pasi varkat e përdorura për të tilla trafiqe shpesh janë të mbipopulluara.

“Kemi mundur të rikuperojmë trupat e pajetë të 5 personave, asnjë tjetër i gjetur i gjallë”, shkruan grupi spanjoll në faqen e tyre të “Facebook”-ut. “Këtu kemi të bëjmë me një inspektim të një realiteti të ashpër vuajtjesh, gjë që mesa duket është e padukshme në Europë”.

Të paktën 5.000 persona humbën jetën vitin e kaluar në përpjekje për të mbërritur në Europë përmes udhëtimeve në Mesdhe. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori