LAJMI I FUNDIT:

Mesatarisht një qytetar i Maqedonisë, fle 8 orë, ha dhe punon nga 2 orë

Mesatarisht një qytetar i Maqedonisë, fle 8 orë, ha dhe punon nga 2 orë

Enti Shtetëror për Statistikë në Maqedonia ka publikuar disa të dhëna statistikore mjaft interesante duke informuar se si e kalon ditën mesatarisht një qytetar i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet mesatare ditore të një qytetari të Maqedonisë mbi moshën 10 vjeçare, për vitin 2014/15 përbëhen nga: në gjumë 36% (8 orë e 44 minuta), kohë e lirë 22% (5 orë e 17 minuta), aktivitetet në shtëpi 10% (2 orë e 25 minuta), punë 10% (2 orë e 30 minuta), ndërsa për ngrënie dhe pirje rreth 9% (2 orë e 14 minuta).


Burrat mesatarisht kohë të lirë kanë 5 orë e 42 minuta, kurse gratë 4 orë e 53 minuta. 1 orë e 11 minuta burrat i harxhojnë në aktivitetet e shtëpisë kurse gratë harxhojnë 3 orë e 38 minuta./Telegrafi/