LAJMI I FUNDIT:

Merret vesh koha e lansimit të modelit të ri të iPad Pro

Merret vesh koha e lansimit të modelit të ri të iPad Pro

Kohë më parë në mediat online kanë qarkulluar disa thashetheme sipas të cilave thuhej se Apple do të lansojë një tablet të ri iPad Pro me 10.5 inç në vitin e ardhshëm. Tani, sipas raporteve të reja thuhet se iPad i ri nga Apple do të zbulohet zyrtarisht në mars të vitit 2017.

Lajmi vjen si raport nga Digitimes të cilët kanë bërë të ditur se Apple do të fillojë prodhimin e iPad Pro të ri gjatë muajit të tjetër.


“Apple do të lansojë iPad me ekran 10.5 inç pasi që tabletët me ekran më të madh kanë marrë popullaritet në sektorin e edukimit në SHBA.” – bëjnë të ditur burimet.

“Tableti ekzistues me ekran 9.7 inç mund të jetë shumë i vogël ndërsa iPad Pro me 12.9 inç është shumë i kushtueshëm për sektorin e tillë,” thuhet në raport.

Specifikat e tabletit të ardhshëm dhe data e lansimit ende nuk janë bërë të ditura.