LAJMI I FUNDIT:

Merret vesh gjitha detajet dhe problemet rreth iPhone 8!

Merret vesh gjitha detajet dhe problemet rreth iPhone 8!

Apple pritet të bëjë zyrtar modelin e ri të iPhone 8 në shtator, dhe sipas një raporti të fundit nga Fast Company, Apple ka probleme me softuerin e telefonit të saj të ardhshëm.

Sipas kompanisë, ka pasur ‘një ndjenjë paniku në ajër’ në qershor pasi kishte probleme me softuerin në iPhone e ri, telefoni i cili do të vijë me iOS 11 dhe që u prezantua në WWDC 2017 muajin e kaluar.


Raporti vazhdon të thotë se problemet e softuerit me telefonin mund të shkaktojnë vonesa në prodhim dhe Apple duket se po punon shumë për të zgjidhur çështjet e mbetura në këtë drejtim.

iPhone 8 është një lëshim i madh për Apple, pasi do të jetë 10 vjetori i fillimit të iPhone këtë vit, përkatësisht data jubilare që nga lansimi i iPhone-it origjinal. Mu për këtë, iPhone i këtij viti pritet të vijë me një gamë të gjerë përmirësimesh.

Apple po i jep pajisjeve të këtij viti një dizajn të ri dhe materiale të reja. iPhone 8 thuhet se vjen me një ekran OLED dhe do të shfaqë një dizajn plotësisht të ri.

Kompania gjithashtu po përdor materiale të reja për këtë pajisje, e cila do të vijë me një front dhe pjesë të pasme të bërë prej qelqi.

iPhone 8 do të mundësohet nga një procesor i ri, ose Apple A11, dhe gjithashtu do të vijë me më shumë RAM sesa pajisjet aktuale, plus kamerat e reja.

Në anën e pasme të iPhone-it të ri do të ketë një konfigurim të dyfishtë kamerash si iPhone 7 Plus, edhe pse kamerat do të jenë vertikale dhe jo horizontale.

Apple gjithashtu thuhet se do të lansojë dy telefona të tjerë këtë vit, iPhone 7S dhe 7S Plus, këto pajisje do të kenë një dizajn të ri, por do të vijnë me panele LCD në vend të ekranit OLED që pritet të jenë në iPhone 8.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Zbulohet çmimi i telefonit të ri të Google ende pa u prezantuar vetë pajisja

Zbulohet çmimi i telefonit të ri të Google ende pa u prezantuar vetë pajisja

Teknologji
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Teknologji
Kalo në kategori