LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh detajet e reja të Google Pixel 2

Merren vesh detajet e reja të Google Pixel 2

Nëse i pëlqeni kornizat, ju me siguri keni pëlqyer atë që bëri Google me Pixel dhe Pixel XL origjinal vitin e kaluar.

Dhe, rezulton se ju do të gëzoheni edhe për edicionin e vitit 2017 të Pixel – e quajnë Pixel 2.


Ashtu si në 2016, kjo do të jetë pajisja më e vogël e duetit. Siç shihni nga pamjet e reja të rrjedhura online, kornizat e sipërme dhe të poshtme janë ende shumë të dukshme.

Ndryshe nga viti i kaluar, të paktën ka një altoparlant të vendosur në pjesën e sipërme të kornizës. Kjo do të funksionojë së bashku me atë të mësipërme për të krijuar një efekt stereo.

Verzionet e Google 2017 pritet të inkuadrojnë procesorin Qualcomm Snapdragon 835 dhe duhet të fillojnë këtë vjeshtë. Pixel XL 2 do të ketë kornizë më të vogël se paraardhësi i tij, ndryshe nga Pixel 2.