Forcat irakiane thanë se kanë rimarrë 15 fshatra në perëndim të Mosulit, të cilat kanë qenë nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik.
Ofensiva për të çliruar qytetin me rëndësi strategjike, mbështetet me sulme ajrore nga forcat e Shteteve të Bashkuara.
Faza e re e operacionit u shpall të dielën nga kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.
“Forcat tona kanë nisur çlirimin e qytetarëve nga terrori i Daesh-it”, tha Abadi, duke përdorur akronimin arab për Shtetin Islamik. Ai u bëri thirrje forcave ushtarake që të respektojnë të drejtat e njeriut.
Pjesa lindore e qytetit është çliruar muajin e kaluar, pas luftimeve të rënda.
Ushtarët irakianë avancuan sot drejt aeroportit të Mosulit, porse u përballen me rezistencë të militantëve. Korrespondentët thonë se militantët po përdorin pajisje të mëdha shpërthyese për të ngadalësuar hovin e ushtrisë.
Forcat qeveritare, megjithatë, kanë rimarrë një stacion të energjisë elektrike dhe kanë vrarë disa militantë, përfshirë snajperistë.
Analistët thonë se rikthimi i pjesës perëndimore të Mosulit do të jetë më i vështirë sesa rimarrja e pjesës lindore, për shkak të infrastrukturës, rrugëve të ngushta dhe gjarpërore.
“Mosuli Perëndimdor ka potencial për të qenë më i vështirë, me luftime më të përgjakshme dhe në shkallë më të gjerë”, tha Patrick Skinner, nga grupi konsulent për inteligjencë Soufan.
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për civilët e bllokuar në Mosul. Sipas disa raporteve, besohet se numri i tyre arrin në 650,000.
“Situata është shqetësuese. Njerëzit janë në vështirësi. Po dëgjojmë raporte se prindërit luftojnë për të ushqyer fëmijët dhe për të ngrohur shtëpitë”, tha Lise Grande, koordinatore për çështje humanitare e OKB-së.
Ofensiva për rimarrjen e Mosulit ka nisur qysh më 17 tetor, më shumë se dy vjet pasi xhihadistët kanë marrë kontrollin e qytetit.
Sipas shifrave të OKB-së, së paku 1,096 veta janë vrarë gjatë ofensivës dhe shumica prej tyre janë civilë.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar forca tokësore, mbështetje logjistike e të tjera.
“SHBA do të vazhdojë me të njëjtin rol në Mosul”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, për gazetarët në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi