LAJMI I FUNDIT:

Merr fund tragjikisht pengmarrja në Algjeri

Merr fund tragjikisht pengmarrja në Algjeri

Trupat algjeriane i dhanë fund operacionit tragjik për lirimin e pengjeve me kombësi të huaj që mbaheshin në vendburimin naftënxjerrës të In Amenas në jug-lindje të Algjerisë, pranë kufirit me Libinë.

Duke cituar agjencinë e lajmeve algjeriane, APS, BBC thotë se 11 pengmarrës dhe të paktën shtatë prej pengjeve u vranë në operacionin e ushtrisë algjeriane. Kombësia e pengjeve të vrarë ende nuk është bërë e ditur. Mediat algjeriane flasin për 12 persona të vrarë, algjerianë dhe të huaj, ndërsa fati i 30 pengjeve të tjerë, mes të cilëve 10 britanikë nuk dihet ende.

Autoritetet thanë se ditën e premte, 573 algjerianë dhe rreth 100 nga 132 të huajt, punonjës në burimin naftënxjerrës u liruan.

Pengmarrja nisi të mërkurën kur një grup militantësh ekstremistë islamikë sulmuan autobusin me punonjësit e burimit naftënxjerrës të menaxhuar nga kompania britanike BP, norvegjezja StatOil dhe ajo algjeriane Sonatrach.

Që prej së enjtes, militantët u vendosën në pozicione mbrojtëse bashkë me pengjet e huaj, ndërkohë që punonjësit algjeriane u lanë të lirë. Ushtria rrethoi zonën dhe sulmi i parë për lirimin e pengjeve ishte dramatik. Të paktën 7 pengje mbetën të vrarë nga kjo përpjekje, ndërsa vendet perëndimore nisën të bëjnë bilancet e shtetasve të tyre që humbën jetën, transmeton TCH.

Punonjësit e marrë peng ishin kryesisht britanikë, norvegjezë por kishte edhe amerikanë, japonezë e francezë. Informacionet e mbërritura nga vendngjarja përgjatë 3 ditëve të pengmarrjes ishin kundërshtuese dhe ende mbetet për t’u zbardhur numri total i viktimave të sulmit terrorist.

Ministri i Brendshëm algjerian mohoi se sulmi ishte ndërmarrë nga ekstremistët që kontrollojnë pjesën veriore të Malit. Ai tha se autorë të sulmit ishin shtetas algjerianë, pjesë e një organizate terroriste të lidhur me Al Qaedan.

Vetë këta të fundit deklaruan se pengmarrja ishte një përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali. Parisi ndërhyri ushtarakisht një javë më parë në vendin afrikano-perëndimor për të ndalur atë që e quajti rënien e kryeqytetit Bamako në duart e ekstremistëve.

Përfshirja e Francës tërhoqi angazhimin e vendeve të tjera perëndimore si dhe atyre rajonale në konflikt për të ndihmuar qeverinë e Malit të rimarrë kontrollin në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit.

Franca parashikon angazhimin në konflikt e të paktën 1700 trupave tokësore, vec mbështetjes nga ajri dhe asaj logjistike për forcat e qeverisë vendase. Ndërhyrja nisi me bombardimet e bazave rebele në veri të vendit, ndërsa në fillim të javës, trupat franceze u përfshinë direkt në luftime me rebelët në qytetin e Diabalas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori