LAJMI I FUNDIT:

Mero Baze: Ibrahim Rugova, shqiptari i parë që s’u përkul te varri i Enver Hoxhës

Mero Baze: Ibrahim Rugova, shqiptari i parë që s’u përkul te varri i Enver Hoxhës

Mero Baza, gazetari i njohur shqiptar, ka zbuluar disa detaje interesante nga vizita e parë e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Tiranë në vitin 1991.

Në emisionin Komiteti të Gazetës Express, që transmetohet në RTK, Baze rikujton se Shqipëria vazhdonte të udhëhiqej nga Partia Komuniste dhe se Protokolli Shtetëror kishte paraparë një vizitë të Rugovës tek Monumenti “Nëna Shqipëri” dhe tek varri i Enver Hoxhës.

Rugova shkoi te Monumenti “Nëna Shqipëri”, u përkul aty, i përshëndeti veteranët tek varri i Hoxhës dhe u largua. Rugova nuk u përkul, ndërsa disa oficerë të Gardës ishin gati të krijonin incident.


“Ishte i pari që bëri gjest distancues ndaj Enver Hoxhës”, tha ai.