LAJMI I FUNDIT:

Merkel, Putinit: Mos bërtit

Merkel, Putinit: Mos bërtit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Forumin Ekonomik e paralajmëroi Putinin se shpesh flet me zë të lartë, për çka ai nisi me pëshpëritë.

"Lideri rus nuk shprehet gjithmonë qetë, ndonjëherë flet disi me zë të lartë”, u ka thënë Merkel pjesëmarrësve të Forumit në Shën Petersburg.

"Por, kjo nuk do të na pengojë që ne të bashkëpunojmë”, theksoi ajo, transmeton AFP.


"Duhet të flas me zë të lartë që të më dëgjojnë, por nëse është me shumë zë, më fal të lutem”, ia kthei Putini, duke u ulur nivelin e zërit në pëshpëritje.

Kur Merkel gjatë diskutimit tha se askush nuk e di se kush është përgjegjës për rekapitalizimin e bankave me probleme, Putin tha: "Unë do ta them atë me pëshpëritje" dhe pastaj zëri i tij u rrit në një pëshpëritje më të zëshme: “Shpresoj që jo në kurriz të mysafirëve”. /Telegrafi/