LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express pastron 35 lagje të qyteteve

Meridian Express pastron 35 lagje të qyteteve

Punëtorët e Meridian Express, mbi 100 aktivistë të organizatës “Let’s Do It Kosova”, si dhe nxënësit e shkollës Model, janë shpërndarë në 35 lagje të qyteteve në vendin tonë për hequr çdo mbeturinë të hedhur aty.

Ky është aksioni më i madh për të tretin vit rresht, që organizohet nga një kompani kosovare.


E veçanta këtë vit, është se aksionit të pastrimit të 35 lagjeve të ndryshme në zonat më të populluara të vendit, të organizuar nga Meridian edhe “Let’s Do It Kosova” i janë bashkëngjitur edhe 50 nxënës dhe mësimdhënës të shkollës Model në Prishtinë.

“Ne besojmë se është detyrë e jona e përbashkët që ta mbrojmë ambientin dhe rrethinës ku jetojmë dhe i rrisim fëmijët tanë. Mirëpo, duke synuar që të jemi qytetari më i mirë korporativ në Kosovë, ne si Meridian e kemi filluar këtë aktivitet bashkë me shumë partner dhe qytetarë tjerë që po na mbështesin, dhe me këtë aksion ne duam ta ngrisim vetëdijen e gjithëmbarshme qytetare për rëndësinë e ambientit dhe rrethinës tonë, si dhe të nxisim aktinizëm qytetarë për ruajtjen e ambientit”, ka thënë Yllka Mustafa nga kompania Meridan Express.

Aksioni i pastrimit, filloi prej lagjes “Ekrem Rexha” në Prishtinë, dhe më pas i njëjti vazhdon në të 34 lagjet tjera, bashkë edhe me banorët e zonave përreth.

Është viti i tretë me radhë që kompania Meridian me punëtorët e saj, si dhe qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata për mbrojtjen e ambientit organizojnë aksion të pastrimit të mbeturinave në komunitet lokal, me qëllim të vetëdijesimit të publikut për rëndësinë e ambientit të pastër dhe të shëndoshë, si dhe nxitjes së aktivizmit qytetarë për ruajtjen e mjedisit.

Artikull i sponzorizuar