LAJMI I FUNDIT:

Mercedes zbulon disa detaje të hipër-makinës Project One (Foto)

Mercedes zbulon disa detaje të hipër-makinës Project One (Foto)

Para se të lansohet gjatë muajit shtator në ‘Frankfurt Auto Show’, Mercedes ka bërë të ditur disa detaje shtesë të modelit të shumëpritur nga njësia AMG.

Megjithëse se nuk ka treguar pamjen, është bërë e ditur se Project One do t’i ketë 1.020 kuajfuqi, ndërsa do të peshojë vetëm 1.315 kilogramë.

Të dhënat u kanë mjaftuar njohësve të makinave, të llogarisin shpejtësinë e mundshme që mund të arrijë duke shfrytëzuar lehtësinë e peshës.

Besohet që kjo hiper-makinë do t’i arrijë pritjet edhe pse nuk bëhet e ditur me çfarë shpejtësie mund të lëvizë.

Deri më tani, prodhuesi gjerman ka lansuar vetëm disa silueta të këtij modeli që është përfolur se mund të shitet për disa miliona euro. /Telegrafi/