LAJMI I FUNDIT:

Mercedes sjellë për herë të parë një G-Class me ndryshime të mëdha (Video)

Mercedes sjellë për herë të parë një G-Class me ndryshime të mëdha (Video)

Prej se është lansuar në vitin 1979, modeli G-Class nuk ka pasur asnjë ndryshim të dukshëm, por kjo nuk vazhdon edhe te makinat e reja nga kjo seri.

Reporterët që merren me veturat e reja, ia kanë dalë ta filmojnë nga afër këtë makinë, e cila megjithëse me shtresën për kamuflazh, shihet se ka shumë ndryshime, transmeton Telegrafi.

Modeli i ri është shumë më i gjerë, duke bërë që të grilli, kapaku dhe xhami i pjesës së përparme të kenë forma tjera.

Mirëpo, nuk bëhet e ditur, nëse do të ndryshohet diçka edhe në sistemin e lëvizjes së G-Class, por besohet se do të jetë më e fuqishme.

E tëra që dihet, është se lansohet gjatë muajit shtator në Frankfurt Motor Show, kur edhe mësohen ndryshimet që i ka pësuar pas afro 40 vitesh. /Telegrafi/