LAJMI I FUNDIT:

Mercedes prezanton bolidin e ri (Video)

Mercedes prezanton bolidin e ri (Video)

Të hënën nisin testet e para sezonale në Formula 1 dhe makinat nisin prezantimet.

Është prezantuar edhe njëvendëshja kampione e Botërorit më të bukur të garave të shpejtësisë, Mercedes, që synon të rikonfirmohet si makina më e mirë.


Këtë vit makina do të quhet W08, e cila do të pilotohet nga Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, me këtë të fundit që zuri vendin e kampionit të botës në fuqi Nico Rosberg.

Interesant fakti se fillimisht makina e re zbriti fillimisht në pistë me Lewis Hamilton, që përshkoi 100 kilometra e lejuara nga FIA për xhirime televizive dhe më pas u prezantua për fansat.

Ferrari prezanton bolidin e ri (Video)
Lexo po ashtu Ferrari prezanton bolidin e ri (Video)

Ashtu sikurse pritej, pjesa e përparme është në formën e një shigjete dhe një pjesë e pasme e stërgjatur, për shkak të ndryshimeve në rregullore. Ngjyra e makinës nuk ndryshon, ku dominon e argjendta, e mbështjellë me të gjelbër dhe kaltërt. /Telegrafi/