LAJMI I FUNDIT:

Mercedes bëri të ditur datën e lansimit të modelit X-Class (Video)

Mercedes bëri të ditur datën e lansimit të modelit X-Class (Video)

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se modelin e shumëpritur X-Class do ta lansojë me 18 korrik.

Makina e fuqishme, që ka edhe hapësirën për bartjen e mallrave, ishte prezantuar për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, por nuk është dhënë data e saktë e lansimit, transmeton Telegrafi.


Disa pjesë të makinës janë prodhuar nga Renault në Cordoba të Argjentinës, kurse të disa të tjera ishte angazhuar Nissan në punëtorinë që ka në Barcelonë të Spanjës.

Sipas përshkrimit, X-Class do të jetë rival i Volkswagen Amarok, ndërsa nuk ka pasur edhe detaje shtesë. /Telegrafi/