LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GT3 me edicion të limituar në vetëm pesë njësi (Foto)

Mercedes-AMG GT3 me edicion të limituar në vetëm pesë njësi (Foto)

Si dhuratë për 50-vjetorin e njësisë AMG, do të lansohet një edicion i limituar i modelit GT3 prej vetëm pesë njësive.

E punuar tërësisht nga fibrat e karbonit, do të lyhet me ngjyrës e zezë pa shkëlqim, që ishte e para e përdorur nga kompania Mercedes, transmeton Telegrafi.


Grilli saj do të jetë shumë i madh, në kapak ka një hapësirë të gjerë për të marrë ajër, ndërsa ka edhe boshllëqe në dyer që i rrisin aerodinamikën.

Nuk bëhet e ditur se ku do të shiten këto vetura, sa do të kushtojnë apo kush mund të jenë blerësit e veturës së rrallë. /Telegrafi/