LAJMI I FUNDIT:

Mënyra si flini, tregon çfarë çifti jeni

Mënyra si flini, tregon çfarë çifti jeni

Secila nga këto pozita të gjumit, e ka një kuptim. Jeni nga ata që flenë në krah të njëri-tjetrit, nga ata që duan rehatinë e tyre, nga ata që zënë gjithë krevatin?

Më poshtë ju sjellim mënyrat e fjetjes me partnerin tuaj dhe simbolikat e tyre.


Pozicioni lugë

Pozicioni lugë: jeni të çmendur pas njëri-tjetrit
Urime! Ju akoma dhe në gjumë nuk mund të qëndroni larg njëri-tjetrit. Keni një lidhje pasionate me partnerin por njëkohësisht jeni të pasigurt për të, përderisa e mbani afër vetes akoma dhe gjatë gjumit.

Pozicioni “Krahu mbrojtës”

Pozicioni “Krahu mbrojtës”: keni një marrëdhënie të ndërvarësisë dhe emocione intensive
Rolet tuaja janë të dukshme. Njëri është mbrojtësi ndërsa tjetri më “delikati”. Keni një lidhje të thellë emocionale brenda të cilës ndiheni të sigurt.

Pozicioni “Ma kap dorën të ecim bashkë”

Pozicioni “Ma kap dorën të ecim bashkë”: lidhja juaj është e bazuar në themele të forta
Jeni që të dy të pavarur dhe nuk përshtateni lehtë. Keni respekt për njëri-tjetrin dhe edhe pse nuk jeni të “ngjitur” pas njëri-tjetrit keni gjithmonë kujdes se mos veprimet tuaja mund të lëndojnë tjetrin.

Pozicioni “Komshinjtë përballë”

Pozicioni “Fqinjët përballë”: përveç se çift, jeni dhe dy shokë shumë të mirë
Ju shijoni privatësinë por në të njëjtën kohë mbështeteni shumë tek njëri-tjetri. Ka sekrete që ia tregoni vetëm partnerit. Nëse lidhja juaj do të kishte këmbë, do të bazohej shumë fort në to.

Pozicioni “Largohu se do ngjitemi”

Pozicioni “Largohu se do ngjitemi”: ndjeheni shumë të lidhur me partnerin
Zakonisht e konsideroni lidhjen tuaj si të mirëqenë, por kjo ndodh sepse gjërat ju ecin mirë pa zënka. Edhe nëse keni të tilla, ato nuk ndikojnë në mbarëvajtje e lidhjes. Partneri juaj do të jetë i pari që do t’i drejtoheni nëse diçka nuk shkon mirë.

Pozicioni “Oktapod”

Pozicioni “Oktapod”: keni një lidhje mbështetjeje dhe fleksibiliteti
E dini që gjysma juaj do të jetë gjithmonë atje. Interesoheni, kujdeseni dhe e mbështesni njëri-tjetrin gjithmonë. Jeni që të dy njerëz me logjikë që keni pritje reale në jetë. Lidhja juaj karakterizohet nga sinqeriteti dhe ekuilibri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Kërshëri
Kalo në kategori