LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e shëndetshme të bëni çajin

Mënyra më e shëndetshme të bëni çajin

Ekziston mënyra e pazakonshme të përgatitni çajin, mirëpo thonë që kështu i përgatitur është më i shëndetshëm dhe më i shijshëm.

Në vend që ta vloni ujin, të cilin pastaj do ta qitni sipër qeskës së çajit, do të duhej që në filxhan të qitni çajin, t’i qitni ujë të ftohtë dhe ta fusni në mikrovalë 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

Dr. Quan Vuong i Universitetit të New Castle ka hulumtuar mënyrat më të mira për përgatitje të çajit, dhe thekson që çaji i përgatitur në këtë mënyrë është më i shëndetshëm dhe më i shijshëm.

Sipas konstatimit të këtij eksperti, çaji i përgatitur në mikrovalë është më i shëndetshëm, sepse në atë mënyrë aktivizohen përbërësit bioaktivë, siç janë kafeina, aminothartira teanin dhe polifenolet.

Polifenolet janë antioksidantë të cilët lidhen me rrezikun më të vogël nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe ulin edhe nivelin e kolesterinës, hipertensionin dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes nga diabeti.

Quan Vuong thotë që shumica e lënë pak qesen e çajit në ujë, me ç’rast “nxjerrin” vetëm dhjetë për qind të përbërësve të dobishëm dhe shton që qesen do të duhej ta mbani në ujë rreth 20 minuta në 80 gradë celsius.

Pikërisht për këtë shkak, furra me mikrovalë është e dobishme.

Me përgatitjen në këtë mënyrë nga çaji nxirren rreth 80 për qind të përbërësve të dobishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori