LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e mirë për të stërvitur me fëmijën tuaj

Mënyra më e mirë për të stërvitur me fëmijën tuaj

Përqindja e fëmijëve obezë në Amerikë është më e lartë se kurrë më parë. Por, kjo dukuri nuk është e përhapur vetëm në Amerikë, por edhe në vendet tjera të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.

Obeziteti është duke bërë që fëmijët e ditëve të sotme të jenë të pashëndetshëm dhe të zhvillojnë sëmundje të ndryshme si diabeti, transmeton Telegrafi.


Prandaj, neve na u duhet t’i mësojmë fëmijët të ushqehen më mirë dhe të përfshihen më shumë në aktivitete fizike. Sidoqoftë, aspak nuk është mënyrë e mirë që t’ua ndaloni fëmijëve video-lojërat dhe t’i detyroni të dalin jashtë shtëpisë për të luajtur lojëra të ndryshme.

Mënyra më e mirë është që të ushtroni bashkë me fëmijën tuaj dhe kësisoj përveç që të dy do të jeni të shëndetshëm, ju gjithashtu do të ndërtoni shprehi të shëndetshme që zgjasin tërë jetën.

Përpiquni ta ktheni ‘punën’ në lojë, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përmes ushtrimit në videon e mëposhtme. /Telegrafi/