LAJMI I FUNDIT:

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

Ka parë dritën e botimit libri “Muzikë shqiptare” i profesorit të Degës së Arteve Muzikore dhe kompozitorit tonë, Mendi Mengjiqi.

Libri është një album muzikor me kompozime për piano që u dedikohet nxënësve të shkollës së ulët të muzikës dhe entuziastëve që donë të mësojnë të luajnë në piano.

58 pjesë me motive të trashëgimisë etno-muzikore nga të gjitha trevat ku kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët janë kompozuar në moduse të folklorit muzikor shqiptar, por albumi ka edhe një numër të vogël të veprave të karakterit të muzikës tonale.

Pasuria e madhe, e bukur dhe e shumëllojshme kontrastuese e muzikës popullore shqiptare ka qenë frymëzimi kryesor dhe shtytja që profesor Mengjiqi të punojë një album muzikor për ta lënë trashëgimi për brezat që po vijnë.

Ky është libri i parë i këtij lloji i botuar në gjithë hapësirat shqiptare. /Telegrafi/