LAJMI I FUNDIT:

Mëngjeset e Tunës nisin plot përkujdesje nga shërbyesja e saj (Foto)

Mëngjeset e Tunës nisin plot përkujdesje nga shërbyesja e saj (Foto)

Këngëtarja Tuna Sejdi është shkëputur muajve të fundit nga aktivitetet muzikore, kjo për shkak të lindjes, dhe kujdesit për rritjen ndaj djalit.

Ajo së bashku me Patrisin, janë zhvendosur prej muajsh në vendbanim të ri në Prishtinë, në një apartament të bollshëm që plotëson kushtet dhe nevojat e gjithë secilit.


Këngëtarët shqiptarë që njihen me emra arti, por ndryshe i kanë emrat e tyre të vërtetë (Foto)
Lexo po ashtu Këngëtarët shqiptarë që njihen me emra arti, por ndryshe i kanë emrat e tyre të vërtetë (Foto)

Duke qenë se tashmë është bërë nënë, mëngjeset janë edhe më të hershme për këngëtaren e njohur.

Megjithatë, duket se Tuna nuk e “vuan” aspak zgjimin herët, kjo për shkak të kujdesit që gëzon që në momentet e para të fillim-ditës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, ku shfaq një kos me fruta, të përgatitur në mëngjes nga amvisja që ajo ka punësuar për ndihmë në shtëpi.

E kënaqur nga ajo që i kishte përgatitur, Tuna kishte shkruar me lëvdatë që mëngjesi i saj ka nisur më i freskët se kurrë, falë gatimit të shijshëm që ka bërë me mëngjes shërbyesja e saj. /Telegrafi/