LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Do t’i lirojmë shqiptarët nga borxhet publike

Menduh Thaçi: Do t’i  lirojmë shqiptarët nga borxhet publike

Partia Demolratike Shqiptare në vazhdën e takimeve me aktivin e partisë, ka patur takime me aktivistët e saj në Resnjë, Manastir dhe Ohër, ku u diskutua per situatën parazgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni

Takimi qendror u mbajt në Ohër. Kryetari Thaçi në fjalën e tijë premtoi se shqiptarët, pas këtyre zgjedhjeve, me fitoren e PDSH-së, do të çlirohen nga represioni ekonomik dhe ai politik.

“Ne do t’i përmbahemi platformës politike të PDSH-së dhe atë do ta mbindërtojmë me dy elemente: lirimin e shqiptarëve nga të gjitha borxhet publike dhe rishqyrtimin e të gjitha proceseve të montuara politike” – tha Thaçi./Telegrafi/