LAJMI I FUNDIT:

Mendoni se konsumimi modest i alkoolit nuk sjell dëme? MENDONI PRAPË!

Mendoni se konsumimi modest i alkoolit nuk sjell dëme? MENDONI PRAPË!

Alkooli është droga më e famshme në botë! Një anketim i vitit 2014 ka zbuluar se më shumë se 90 për qind e të anketuarve kanë konsumuar alkool disa herë brenda vitit.

Një studim i njëjtë i kryer në SHBA ka zbuluar se top 40 për qind e amerikanëve konsumojnë të paktën dy pije alkoolike në javë – ndërsa 10 për qind e tyre konsumojnë 73.85 pije në të njëjtën periudhë, transmeton Telegrafi.


Shumë njerëz supozojnë se alkooli është shprehi e shëndetshme dhe e sigurt përderisa konsumohet në sasi modeste. Shumica e njerëzit edhe i përmendin studimet që sugjerojnë se vera e kuqe sjell përfitime shëndetësore.

Mirëpo, ja çfarë dimë ne rreth rreziqeve shëndetësore që i ka alkooli te një person që nuk është i varur nga ai. Mbani mend: Asnjë studim nuk është definitiv, por kur marrin pjesë grupe të mëdha në studim, atëherë duhet t’i marrim seriozisht rezultatet.

* Edhe konsumimi i sasisë më modeste të alkoolit mund t’ua ngatërrojë procesin e gjumit, gjë që sjell pasoja shëndetësore si lodhja e tepërt.

* Disa hulumtime të fundit kanë zbuluar se konsumimi i alkoolit ka efekte negative në apetit dhe metabolizëm, gjëra të cilat i fusin njerëzit në rrezik për fitimin e peshës dhe obezitet.

* Edhe konsumimi i lehtë ndërlidhet me rritjen e rrezikut të kancerit në mëlçi, gji, larinks, kolorektal etj.

* Edhe njerëzit që pinë më pak sesa sasitë e rekomanduara kanë një rritje të rrezikut të vdesin më herët për çfarëdo arsye.

* Përgjatë grupeve të moshës, ndër grabitqarët më të fuqishëm të konsumimit të alkoolit është stresi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori