Dashuria është një nga emocionet më të forta që dikush mund të përjetojë. Ajo është një gjendje kimike e mendjes sonë, e cila është pjesë e gjeneve tona dhe e ndikuar nga edukimi ynë. Ne jemi të prirur për romancë, sepse supozohet të jemi prindër të dashur, që kujdesen për foshnjat e pafuqishme. Sipas ekspertes të lidhjeve Tracey Cox këto janë disa nga përgjigjet lidhur me të.
1. Përse bien njerëzit në dashuri?
Kam arritur në përfundimin se dashuria është një nga tri sistemet e trurit, që kanë evoluar prej riprodhimit. Dëshira seksuale ka evoluar që të na shtyjë të kërkojmë partner. Dashuria romantike ka evoluar që ne ta përqendrojmë energjinë vetëm te një njeri, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Lidhja emocionale me dikë ka evoluar për të na ndihmuar të qëndrojmë gjatë me një partner aq sa për të rritur fëmijët të sigurt.
2. Përse dashuria na bën të ndihemi mirë?
Sepse disa nga qarqet e trurit që lidhen me kënaqësinë aktivizohen kur biem në dashuri. Kimikati kryesor i çliruar është dopamina, që prodhon eufori, energji, përqendrim dhe largim gjumi. Biologjikisht sjell pasojat e drogës.
3. Ekziston dashuria me shikim të parë?
Po. Ndodh më shpesh te meshkujt sesa te femrat. Kjo sepse meshkujt janë më shumë të dhënë në aspektin vizual. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur të gjithëve na ka ndodhur të ndiejmë një farë tërheqje për dikë që nuk e njohim. Kjo ndodh për një qëllim praktik. Në mbretërinë e kafshëve, ata nuk kalojnë tre muaj njohje, përkundrazi gjejnë sa më shpejt një partner për t’u riprodhuar.
4. Çojnë lidhjet fizike më pas në dashuri?
Mund të ndodhë. Kjo, për shkak se gjatë seksit çlirohet shumë dopaminë, ndaj tregoni kujdes, sepse mund të bini në dashuri me dikë të rastësishëm.
5. A shuhet dashuria me kalimin e kohës dhe si mund ta ringjallim?
Periudha e parë intensive e dashurisë zgjat nga një deri në tre vjet. Pas kësaj, ndjenjat fillojnë të zbehen. Por nëse dy njerëz e ndiejnë shumë njëri-tjetrin, ka mundësi për ta ringjallur ndjenjën e dashurisë. Risitë mund të sjellin romancë, po ashtu edhe intimiteti fizik. Bëni disa nga gjërat që bënit në fillimet tuaja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të kombinojmë ngjyrat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert