LAJMI I FUNDIT:

Meksika nënshtron Zelandën e Re (Video)

Meksika nënshtron Zelandën e Re (Video)

Kombëtarja e Meksikës e ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të Kupës së Konfederatave duke mposhtur Zelandën e Re me rezultat 2-1.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 42-të me anë të Chris Wood dhe Zelanda shkoi në pushim me epërsi.


Chris Wood shënoi golin e Zelandës së Re (Squawka/Twitter)

Mirëpo, në gjysmën e dytë, meksikanët ia dolën të shënonin dy herë dhe ta përmbysnin rezultatin.

Fillimisht, Raul Jimenez (54’) e barazoi rezultatin dhe pastaj Oribe Peralta e shënoi golin e epërsisë (73’) që në fund rezultoi edhe goli i fitores.

Raul Jimenez shënoi golin e fitores (Sports Illustrated)

Në ndeshjen e parë në Grupin A, Meksika luajti baras kundër Portugalisë dhe tash ndan vendin e parë me kamponin e Evropës.

Nga ana tjetër, për Zelandën e Re kjo është humbja e dytë radhazi në këtë turne. /Telegrafi/