LAJMI I FUNDIT:

Mekaniku përplasi veturën e 200 mijë eurove derisa po e testonte në rrugë (Video)

Mekaniku përplasi veturën e 200 mijë eurove derisa po e testonte në rrugë (Video)

Porsche që kushton 200 mijë euro, ka marrë dëmtime të mëdha, pasi mekaniku i paemëruar e ka përplasur për një veturë në Rostov Oblast të Rusisë.

Pasi ia ka rregulluar një problem në sistemin e qarkullimit, ai e ka nxjerrë ta testojë në rrugë, për të parë a është gjithçka në rregull, transmeton Telegrafi.


Por, aftësitë e tij në vozitjen e super-makinës nuk kanë qenë në nivelin e duhur, duke bërë që të humbë kontrollin.

Mësohet se njëra pjesë anësore dhe ajo e pasme duhet të ndryshohen tërësisht, pasi nuk mund të rregullohen. /Telegrafi/