LAJMI I FUNDIT:

Meizu Pro 7 sjell specifika të avancuara?

Meizu Pro 7 sjell specifika të avancuara?

MediaTek ka publikuar të dhënat zyrtare të të ardhurave për muajin qershor. Ekzistojnë disa shifra më të shumta, por raporti përmban diçka që ndoshta është më interesante dhe emocionuese nga perspektiva e përdoruesit.

Dokumenti përmban disa referenca për procesorin Helio X30 të Meizu dhe MediaTek, i cili do të lansohet në gjysmën e dytë të 2017.

Kjo përputhet me rrjedhjet e mëparshme që sugjerojnë se Meizu Pro 7 do të bazohet në procesorin X30 dhe në të vërtetë të jetë pajisja e parë për ta bërë këtë.

Kjo i jep fansave të telefonit një arsye tjetër për t’u gëzuar në lidhje me pajisjen e ardhshme, ndërsa tërheqja tjetër kryesore është shfaqja sekondare e telefonit në anën e pasme, e cila kohët e fundit u zbulua si një LCD me ngjyra plotësisht funksionale.

Sa i përket specifikave të tjera në Meizu Pro 7, thashethemet duket se tregojnë një ekran kryesor prej 5,2 inç, 1080p, një aparat të dyfishtë kamerash në pjesën e prapme, që ka dy sensorë 12 MP nga Sony (IMX386 dhe IMX286). Një kamerë 16 MP për selfie, dhe një port 3.5mm për kufje do të jenë gjithashtu në dispozicion. Megjithatë, ende nuk ka detaje rreth memories.