LAJMI I FUNDIT:

Meizu ka shitur 22 milionë telefona vitin e kaluar!

Meizu ka shitur 22 milionë telefona vitin e kaluar!

Meizu ka patur një vit të mbarë në 2016. Kompania ka menaxhuar të lansojë disa pajisje të reja, të shesë një numër rekord të njësive dhe tani ka plane edhe më të mëdha për 2017.

Sot kompania ka mbajtur një ngjarje zyrtare në Kinë ku ka zbuluar se ka shitur një total prej 22 milionë njësive në 2016.

Kjo figurë shitjesh e ka bërë kompaninë njërën prej lojtarëve kryesor në tregun kinez të telefonave të mençur.

Mirëpo, kompania ka një arritje tjetër të madhe. Prej 22 milionë njësive të telefonave të shitur, rreth 10 për qind e tyre janë shitur jashtë tregut kinez.

Për të vazhduar rritjen, Meizu është duke punuar në 6 telefona të rinjë për këtë vit, njëri prej të cilëve do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 625.