0Shares

Në prag të ndeshjes së sotme për Super Cup në mes Manchester United dhe Real Madrid, legjenda e Madridit, Raul Gonzalez, nuk ka qëndruar pasiv.

Ai së bashku me disa shokë ka dalë për vrap, rreth lumit Vardar, me qëllim për ta mbajtur trupin në formë dhe shëndetin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fotografia është bërë nga ish-deputetja Ermira Mehmeti, me një mbishkrim ‘Raul Gonzalez vrapon me ne’ që nënkupton se edhe ajo vetë ka dalë për vrap përkrah legjendës, gjë të cilën edhe vetë Mehmeti e ka bërë traditë të agjendës ditore.

Përndryshe, sonte në Filip II Arena-Shkup, në ora 20:45 do të përballen dy ekipet gjigante Manchester UTD dhe Real Madrid. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)