LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Patologu serb le të tregojë për shqiptarët e zhdukur gjatë luftës

Mehmeti: Patologu serb le të tregojë për shqiptarët e zhdukur gjatë luftës

Latif Mehmeti, kryetar i shoqatës për Persona të Zhdukur “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj deklaratës së Zoran Stankoviq, patolog nga Serbia i cili ka thënë se është i gatshëm që të dëshmojë kundër ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj është duke u mbajtur në Francë pasi që më 4 janar është arrestuar nga policia franceze, sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.


Mehmeti në një deklaratë ka thënë se Zoran Stankoviq duhet ta thotë të vërtetën edhe në lidhje me viktimat dhe kufomat e mijëra shqiptarëve civili.

“Para se gjykata franceze në Colmar të jep fjalën përfundimtare, u paraqit si dëshmitar vullnetar mjeku serb, gjenerali Zoran Stankoviq, i cili ndër të tjera tha: ‘Është detyra jonë të themi atë që kemi mësuar dhe gjetur gjatë autopsisë’, duke iu referuar autopsisë së trupave të serbëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali- apo mjeku Stankoviq me datën 22.02.2002 në Radio Beograd deklaron se ‘Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, nga shtabi suprem i Ushtrisë Jugosllave kam qenë i angazhuar për pastrimin e terenit dhe mbledhjen e kufomave në Kosovë’. Duke pasur parasysh se mjeku serb paska qenë i angazhuar në mbledhjen e kufomave në Kosovë, ai do të duhej ta thotë krejt të vërtetën edhe sa i përket viktimave dhe kufomave të mijëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe”, thuhet në komunikatën e Mehmetit.

Sipas Mehmetit, Stankoviq duhet të tregojë për varrezën “Batajnica 1” ku janë gjetur të varrosur shumë fëmijë e gra shqiptarë.

Kryetari i shoqatës për persona të zhdukur, tregoi se kryetari i komisionit të Serbisë për të zhdukurit kishte deklaruar se mjeku Stankoviq nuk ka qenë fare i angazhuar në luftën në Kosovë.

Mehmeti e ka cilësuar Stankoviqin si personin më përgjegjës për çështjen e të zhdukurve. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori