LAJMI I FUNDIT:

Mehmet Hajrizi për demonstratat e ’81-shit: Kosova ishte pajtuar të mbetej me Serbinë

Mehmet Hajrizi për demonstratat e ’81-shit: Kosova ishte pajtuar të mbetej me Serbinë

Veprimtari Mehmet Hajrizi ka rrëfyer për kohën e demonstratave të vitit 1981, duke thënë se nuk ishte lehtë që të kishte përballje me Jugosllavinë, por që ishte detyrë e asaj kohe që të rezistonin, sepse mungonte emancipimi.

“Kam qenë në involvuar në ato lëvizje dhe demostrata. Viti 1981, kishte parathënien e vet dhe pasthënien. Ishte një replikë e popullit të Kosovës, viset e të cilit ishin ndarë që në vitin 1912 dhe 1913. Si një faktor tjetër i atyre ngjarjeve ishte edhe Lëivzja Kombëtare që nuk kishte pushuar që nga aneksimi i trojeve shqiptare”, tha Hajrizi në “Politikë”.


“Jemi në një kohë kur ishte lufta e ftohtë, kur Jugosllavia kishte një pozitë të fortë dhe e luante një rol të ndërmjetësit mes Lindjes dhe Perëndimit. Nuk ishte lehtë të i fusnim kazmën themeleve të Jugosllavisë në atë kohë. Ishte detyrë e jona që të mbanim të ndezur flakën e rezistëncës së popullit tonë. Mungonte arsimimi, kultura, shkenca, emancipimi dhe nuk mund të kishim një përparim pa u qliruar. Të ishe i barabartë me popujt tjerë duhet të kishim një Republikë sikur popujt tjerë”, tha veprimtari Hajrizi.

Sipas Hajrizit, në atë kohë Kosova nuk ishte e zonja që të përballet dhe ndëgjonte cfarë thoshte Beogradi.

“Kishte një udhëheqeje Kosova që jo vetëm që nuk ishte e zonja për tu përballur por kishte ulur kokën dhe ndëgjonte çfarë thoshte Beogradi. Faktet historike nga këndi i sotëm tregojnë se nuk po bëheshin përpjekje të tilla për Republikë dhe ishin pajtuar që Kosova të mbetej me Serbinë. E vërteta ishte që Serbia nuk ishte e kënaqur me ndryshimet Kushtetuese dhe po përgatitej për ta kthyer Kosovën në një autonomi të ngushtuar”, shtoi Hajrizi.

Ai ka treguar se nga kush përbëhej grupi Revulocionar.

“Grupi Revulocionar kishte një udhëheqje. Në atë komitet drejtues ishin Kadri Osmani, Xhafer Shatri, Binak Ulaj, Kadri Zeka Hydajet Hyseni, etj. Deri ka fundi i viteve 70-të ka qenë më i organizuari. Kadri Zeka që ka qenë njëri ndër udhëheqësit e organizatës ka qenë edhe në mërgatë”, tha Hajrizi në “Politikë”.

“Në vitin 1981 organizata OMLK mbase kishte vepruar gjatë gjithë viteve 70-të në ndërgjegjësimin e qytetarëve, përgatitjen e demostratave e grevave, madje edhe me luftim. Ky ishte roli i organizatës dhe të gjtihë atyre që ishin pjesë e këtyre organizatave”, shtoi Hajrizi.

Sipas veprimtarit Hajrizi, Lëvizja Kombëtare synonte që të bashkonte Kosovën me Shqipërinë, por që nuk pranohej sepse ndryshonin kufijt.

Sipas tij, ata pastaj kërkonin Kosovën Republikë, sepse bota demokratike e pranonte më lehtë.

“Lëvizja Kombëtare nuk kishte ndërruar objektivin e saj që e kishte bashkimin e kombit shqipëtar që ishte i ndarë. Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta pranonin bota. Dhe duheshim që të kërkonim Republikën e Kosovës, pa u ndërruar kufijtë dhe të kishim mundësi për vetëvendosje. Bota demokratike do ta pranonin më lehtë kërkesën për Kosovën Republikë. Në vitin 1981 filloi jo vetëm njohja e procesit të pazgjidhur të Kosovës, por filloi edhe ndërkombtarizimi”, tha Hajrizi. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori