LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Haradinaj nuk do t’i dorëzohet Gjykatës Speciale

Mediat serbe: Haradinaj nuk do t’i dorëzohet Gjykatës Speciale

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-lideri i UÇK-së, Ramush Haradinaj, kur sistemi francez i drejtësisë në fund të vendosë për fatin e mëtejshëm të tij, në qoftë se nuk ekstradohet në Serbi, do të jetë i lirë.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Haradinaj nuk mundet automatikisht t’i dorëzohet Gjykatës Speciale për krime të UÇK-së në Hagë, ashtu siç ishte spekuluar, sepse kjo Gjykatë, për shembull, ende nuk ka objekte të paraburgimit.


Përveç kësaj, shkruajnë më tej mediat serbe, deri më tani, nuk dihet edhe nëse Haradinaj gjendet në listën e të dyshuarve para gjykatës.

Sipas medieve serbe, gjithashtu kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt ende nuk ka mbërritur në Gjykatën e Apelit në qytetin francez të Colmar.

“E dimë se kërkesa ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ende nuk ka ardhur tek ne – gjithashtu nuk e dimë saktë se kur ne jemi gati për tu deklaruar rreth kësaj”, kanë thënë nga Gjykata franceze e Apelit, duke shtuar se deri më tani kanë marrë vetëm një kërkesë nga Ministria serbe e Drejtësisë, të dërguar me e-mail.

Haradinaj në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se ai nuk beson se do të ekstradohet në Serbi, e as në Hagë.

Ish-kryeministri i Kosovës u arrestua më 4 janar, në aeroportin e Basel-Mulhouse, në lindje të Francës, në bazë të një urdhri nga Serbia të vitit 2004. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori