LAJMI I FUNDIT:

Mediat e huaja raportojnë për ngjarjet e papëlqyeshme në ndeshjen Itali-Shqipëri

Mediat e huaja raportojnë për ngjarjet e papëlqyeshme në ndeshjen Itali-Shqipëri
Getty Images

Ndeshja historike mes Italisë dhe Shqipërisë, e para zyrtare mes dy kombëtareve, u përfol në mediat sportive botërore më shumë për ngjarjet e papëlqyeshme të ndodhura në shkallët e Renzo Barberas, sesa për atë që u shfaq në fushë.

“Gigi Buffon feston me fitore ndeshjen e 1000-të në karrierë, por ndeshja u ndërpre për 9 minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën flakadanë në fushë”, shkruan DailyMail në seksionin e vet sportiv.


Titujt e mediave serbe pas humbjeve të Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Titujt e mediave serbe pas humbjeve të Kosovës dhe Shqipërisë

Corriere Dello Sport e nis me analizën e ndeshjes dhe rastet për gol të Shqipërisë, që i quan drithëruese. Më pas, e quan të turpshme fërshëllimën e himnit shqiptar nga një pjesë e tifozëve italianë që ndodheshin në stadiumin e Palermos e në fund ndalet tek hedhja e flakadanëve në fushë.

“Me nisjen e pjesës së dytë, në fushë hidhen flakadanë dhe sende të tjera të forta nga një grusht tifozësh shqiptarë. Në minutën e 57, gjyqtari vendos pezullimin e ndeshjes. Agolli dhe Hysaj provojnë të qetësojnë ata pak tifozë që prishën imazhin e 4.000-5.000 tifozëve kuqezinj që ndodheshin në Renzo Barbera”, shkruan gazeta sportive italiane, që kujdeset të theksojë se skuadra e drejtuar nga De Biasi bëri një paraqitje të bukur përballë një Italie që nuk shkëlqeu.

Gazzetta dello Sport pasi pasqyron incidentet flet për mundësitë që Shqipëria të ndëshkohet për to. “Rrezikon nga një gjobë e majme, e deri tek mundësia e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë”, shkruan ajo.

https://telegrafi.com/nderpritet-ndeshja-itali-shqiperi-foto/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/nderpritet-ndeshja-itali-shqiperi-foto/

Edhe në Spanjë, veç rezultatit, mediat janë ndaluar edhe tek trazirat. AS e bën më tragjike kur shkruan: “Italia fiton mes kaosit”, ndërsa Marca shkruan thjesht: “Flakadanët ndërpresin ndeshjen Itali-Shqipëri”. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori