LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike: Mafia shqiptare po pushton tregun e kokainës

Mediat britanike: Mafia shqiptare po pushton tregun e kokainës

Mediat britanike në një analizë të fundit theksojnë se grupet kriminale shqiptare po zgjerojnë territorin, ndërsa fitimet po ashtu janë të mëdha në trafikun e drogës, armëve, por jo vetëm.

Edhe në raportin e fundit të publikuar në qershor nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranohej se “Mafia Shqiptare” ka kontroll të fortë mbi tregun e trafikimit të drogës në Britani.

“Heroina është droga tradicionalisht e kontrabanduar nga kriminelët e Ballkanit për shkak të vendndodhjes së tyre [në gjurmët e opiumit nga Afganistani në Evropë]”, thotë Steve Bennett, zëvendësdrejtor i qendrës kombëtare të inteligjencës të NCA.

“Por shqiptarët zbuluan se mund të bëhen fitime shumë më të mëdha me kokainë. Britania ka një treg të gjallë në atë lloj droge, prandaj ata janë tërhequr për ngritjen e rrjetit këtu”.

Bennett thotë se bandat shqiptare po zgjerohen që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1990. Si për ironi shkruan ai, në muajin korrik, Ermal Hoxha – nipi i diktatorit Enver Hoxha, u dënua në Shqiperi për trafik droge nga Amerika Latine.

Në gusht u prangos njëri nga bosët e drogës në Britani me origjinë shqiptare, Klodjan Copja bashkë me disa pjesëtarë të grupit, ndërsa kokaina e transportuar nga grupi që ai drejtonte llogaritet në 60 mln Paund. Në prill u shkatërrua një tjetër grup kriminal shqiptar, ndërsa 5 anëtarë u dënuan 100 vite burg për trafik kokaine, por lufta sipas tij ende vijon.

Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri më pas në Britani

Bennett shprehet se shqiptarët  ‘”Janë të besueshëm, gjë që në botën kriminale i bën ata shumë tërheqës për të punuar”.

Pas fuqizimit dhe kontrollit të tregut, bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar filluan të dërgonin përfaqësues të drejtpërdrejtë në Amerikën e Jugut për të blerë drogën me ton.

Një trafikant që kërkoi të mbetej anonim u shpreh për median britanike se “Ata e kuptuan se mënyra më e mirë për të vepruar ishte ta blinin kokainën direkt, e transportimin në Shqipëri, ku i kanë të gatshëm zyrtarët e korruptuar të doganës, më pas nga atje dërgonin sasi të mëdha të kokainës në Britani” deklaroi ai.

Ekspertja Jana Arsovska në librin e saj për mafien, shkruan se grupi Thaçi hapi rrugën për trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në Britani të Madhe.

Sipas saj, ai nuk u përfshi vetëm në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në SHBA, por edhe në Evropë, të dërguar në makina luksoze duke përdorur një përfaqësues të ligjshëm të makinave dhe në anije drejtpërdrejt nga Venezuela në Ballkan.

Shqiptarët përbëjnë gjithashtu një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori