LAJMI I FUNDIT:

McLaren bën të ditura disa risi të modelit Monocage, që lansohet së shpejti (Foto)

McLaren bën të ditura disa risi të modelit Monocage, që lansohet së shpejti (Foto)

Prodhuesi britanik ka njoftuar kohë më parë, se Monocage II do të lansohet në Geneva Motor Show të këtij viti.

Mirëpo, para se të shfaqet kjo makinë luksoze dhe sportive, McLaren ka publikuar se si duket konstrukti i veturës, që është i njohur si shasia, transmeton Telegrafi.


Konstrukti i makinës Monocage

Së bashku me këtë lajm, është njoftuar se dyert e tij nuk do të hapen në mënyrë të zakonshme por në do të grihen sipër sikur krahët e fluturës.

Sistemi i hapjes së dyerve në formë fluture

Mësohet se ky model është më i gjerë, duke bërë që pjesa e brendshme të ketë hapësirë që ofron rehati më të madhe.

Sidoqoftë, nuk bëhen të ditura detajet se çfarë shpejtësie do të arrijë, apo çfarë çmimi mund të ketë. /Telegrafi/