LAJMI I FUNDIT:

McConaughey, përsëri baba

McConaughey, përsëri baba

Matthew McConaughey dhe gruaja e tij, Camila Alves, kanë pritur në jetë fëmijën e tretë.

TMZ raporton se aktori ishte pranë gruas në një spital në Austin të Teksasit kur ajo lindi fëmijën në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte.

Ylli i filmit “Magic Mike” në korrik të këtij viti njoftoi se Camila ishte shtatzënë, ndërsa jozyrtarisht thuhet se foshnja është vajzë.


Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë së bashku, djalin katërvjeçar Levi dhe vajzën dyvjeçare Vida. /Telegrafi/