LAJMI I FUNDIT:

McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese (Foto)

McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese (Foto)

Senatori amerikan, John McCain në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është i vazhdueshëm, por ua bëri të qartë ligjvënësve të vendit se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Senatori amerikan para deputetëve të Kuvendi foli edhe për rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.


McCain tha se miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin  e Zi do të sillte edhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe do të paraqiste një hap të rëndësishme drejt të ardhmes në BE.

Ai më tej shtoi se është po ashtu shumë e rëndësishme që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese.

Senatori tha se përkushtimi i SHBA-së për rajonin mbetet i hekurt.

Sipas senatorit republikan angazhimi i SHBA-së për Kosovën është apartiak, pasi sipas tij si republikanët ashtu edhe demokratët angazhohen për këtë pjesë të rajonit.

Ai tha se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në shumë fusha, sidomos në atë të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Por sipas McCain,përkundër të arriturave Kosova ka ende shumë punë dhe sfida por që do ta kenë mbështetjen e SHBA-ve.

McCain përmendi edhe nevojën e zhvillimit ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit, nevojën e sundimit të ligjit. Ai tha se SHBA përkrah edhe projektin rreth termocentralit Kosova e Re.

Senatori republikan shprehu edhe nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se dialogu është në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.

Ai tha se mund të imagjinohet dhimbja dhe pasojat nga lufta, por sipas tij, e vetmja zgjidhje për një të ardhme të sigurt është dialogu dhe pajtimi.

McCain po ashtu tha shembullin e SHBA-ve dhe Vietnamit. Ai tha se para disa dekadave do të ishte e pabesueshme të mendohej një pajtim ndërmjet këtyre dy shteteve, por tashmë këto dy vende kanë normalizuar marrëdhëniet.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori